Rruga e dy fshatrave Goraj – Budishe në njesinë administrative te Shkrelit , ka mbi 25 vite që është në gjëndje të mjerueshme

, Ky segment rrugor ishte shtruar me asfalt para 12 vitesh por nga kushtet atmosferike dhe cilësia e dobet e punes e kryer në atë kohë , këto vitet e fundit ka shkuar drejtë degradimit të plotë , Kjo rrugë bashkon 3 fshatra me qëndren administrative të Shkrelit dhe Bashkisë M.Madhe , Në ditet me shi dhe ngrica rruga bëhet e pakalueshme nga mjetet e transportit , nxënesit e shkollës dhe banorët . Ndërkohe qe keshilli i qarkut Shkoder në fund të vitit 2015 ,ka miratur nje fond per rikonstruksionin e ketij segmenti rrugor me gjatesi 4.5 km , Banoret e fshatit Goraj – Budishë kane shprese tek kryebashkiaku Tonin Marinaj se kjo rruge do të kthehet në normalitet.

Artikulli paraprakLEJET E NDËRTIMIT, GJERMENI SHKRESË TË GJITHA BASHKIVE
Artikulli tjetërTATIMET, LERA: SHUMË BIZNESE NUK LËSHOJNË KUPON TATIMOR