KA RRËSHQITJE DHEU, EDHE SHTYLLA E TENSIONIT TË LARTË MUND TË RRËZOHET.

Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar pjesën më të madhe në aksin rrugor Shkodër Vau Dejës në fshatin Ganjollë të Komunës Guri Zi. Një sasi e konsiderueshme dheu nga kodra në anë të rrugës ka përfunduar në asfalt duke e ngushtuar tepër vendin për mjetet motorike. Po ashtu një shtyllë e tensionit të lartë e ndodhur mbi kodër rrezikon të rrëzohet, çka mund të sjellë shumë dëme. Shoferët e furgonave thonë se kjo situatë ka prej më shumë se një muaji dhe tashmë me përkeqësimin e motit dhe reshjet e dendura të shiut rruga mund të bllokohet krejtësisht. Ai aks rrugor pritet që të financohet përmes një projekti të Bankës Botërore. Po ashtu siç u shpreh para pak ditëve Nikolin Dedvukaj, drejtor i autoritetit rrugor për veriun, segmenti Shkodër – Vau Dejës do t’i kalojë drejtorisë së përgjithshme të rrugëve. Koha nuk pret për këto proçedura sepse në çdo moment rruga mund të bllokohet tërësisht e po ashtu shtylla e tensionit të lartë mund të rrëzohet.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/G1M91bz2MoI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSITUATA E RESHJEVE, MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE
Artikulli tjetërAKUZAT E PD-së, REAGON PARTIA SOCIALISTE SHKODËR