Pushuesit që do të zgjedhin Shëngjinin këtë sezon veror do ta kenë më të lehtë për të hyre dhe dalë në këtë zonë turistike.Rruga Kune-Hidrovor me gjatësi 3 km po rehabilitohet dhe do të hapet brenda datës 1 korrik.

Teksa inspektoi punimet e këtij segmenti mjaft të rëndësishem për zonen turistike të Shëngjinit, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se gjatë sezonit veror kjo rrugë do të jetë 1 kalimshme dhe do të ndihmojë në çlirimin e trafikut, ndërsa nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Rehabilitimi i rruges Kune-Hidrovor është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlere 79 milion lekë, ku perfshihet asfaltimi si dhe mbrojtëset anesore të saj.

Artikulli paraprakPANAIRI “JAVA E ARTIZANATIT NË SHKODËR”
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “FLAS ME SHPIRTIN TIM”