Autorja e dashur e librave për fëmijë ka promovuar sot në biblotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës librin “Është çëfësht, I cili flet për mbrojtjen e mjedisit. Pas promovimit të këtij libri, autorja ka lexuar për të vegjlit librin “Festa e Abetares“ si dhe “Dordolëngun” libër i cili flet për ushqyerjen e shëndetshme.

Autorja thotë se prindërit duhet ti afrojnë më shumë fëmijët me librin që ata të marrin sa më shumë dije.

Fëmijët të cilët ishin pjesë e takimit me autoren “Rudina Çupi” shprehen se ishte një eksperiencë e bukur ku përveç se lexuan libra, u zhvilluan edhe shumë lojëra argetuese.

Rudina Çupi është autore, redaktore e përkthyese, kryesisht në letërsinë për fëmijë. Ka shkruar udhëzues didaktikë për parashkollorin, disa vëllime me poezi dhe shumë libra në seri për fëmijë, Për veprimtaritë e saj krijuese ajo është vlerësuar me disa çmime, qoftë për librat me poezi, ashtu edhe për librat për fëmijë.

Artikulli paraprakAKTORËT E RINJ SJELLIN “SHFAQJA QË SHKON KEQ”
Artikulli tjetërTEATRI “ROZAFATI” NË LEZHË