Pas tri javesh , Bekim Balaj ka arritur të sigloje emrin ne listen e golashenuesve te skuadres Terek.

Në javën e katërt, Terek Grozni ka fituar në transfertë përballë Ufa-s me rezultatin 1-3. Goli ka qene spektakolar me nje goditje te forte me koke brenda zones se rrepsise. Sulmuesi i Kombëtares që ka hapur serinë e golave në këtë takim me një gol të bukur me kokë duke “iu vjedhur” mbrojtësve pas një krosimi nga e djathta. “Është e rëndësishme që skuadra arriti një fitore. Pas humbjes ndaj Krasnodarit, e humbëm përqendrimin dhe kishim shumë nevojë që të rimblidhnim forcat për të vazhduar përpara. Terek ka bërë shumë ndryshime dhe si unë, ka edhe të tjerë lojtarë të rinj që kanë nevojë për kohë që të mund të ambientohen plotësisht. Sa i përket kampionatit, ndihem shumë mirë”, është shprehur fillimisht shkodrani. Per sa i perket golit te realizuar balla komentoi: “Goli është i rëndësishëm për çdo futbollist, por kur erdhi edhe me një fitore me rezultat të kënaqshëm, atëherë kënaqësia është e shumëfishtë. Besoj se sa më shpejt që skuadra të gjejë ritmin e duhur, edhe unë do ta kem më të lehtë për të shënuar . Kam pasur disa mundësi, por tashmë uroj që të kemi sa më shumë ditë si kjo me rezultate pozitive”.

Artikulli paraprakNATIONAL GEOGRAPHIC, FTON LEXUESIT: VIZITONI KOSOVËN
Artikulli tjetërRRJOLL VELIPOJE, HUMB JETEN 74 VJEÇARI