Problemet e lëkurës përgjatë periudhës së dimrit dhe ekspozimi i saj në diell është i rrezikshëm. Edhe përgjatë stinës së ftohtë rrezet e dëmshme të diellit ultravjollcë dhe ultraviloletë kanë një ndikim të madh në lëkurë, nëse nuk ka kujdesin e duhur.

Si pasojë e kësaj, sipas dermatologes Aida Bajri, shpesh herë gabohet edhe me trajtimin, duke e neglizhuar atë me përdorime të ilaçeve popullore apo thjeshtë me përdorim të pomadave të ndryshme pa rekomandimin e specialistit, por mjaftohen me marrjen e saj në farmaci.Gjithashtu, problematika e bulave përgjatë këtij sezoni është e rrezikshme dhe moskujdesi i mirë sjell në probleme të tjera të mëdha.

Shërimi i tyre kërkon kohën e duhur, në mënyrë që lëkura e re të fitoj funksionet e duhura. Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Si e tillë është më shumë e ekspozuar. Përveç problemeve përgjatë periudhës së verës, lëkura shfaq jo pak probleme edhe në dimër.

Artikulli paraprakBASHA: NDËRLIDHJA E KRIMIT ME POLITIKËN RREZIKON TË KOMPROMENTOJË GJITHÇKA
Artikulli tjetërMESI ME GJUHËN E RAMËS: JO “LISTË DËSHIRASH”