E drejtëpërdrejtë dhe e prerë ka qënë zv/Kryeministria Senida Mesi ndaj projekteve për financim për Bashkinë e Shkodrës.

Duke folur për investimet për vitin 2018-të në Bashkinë Shkodër, Mesi është shprehur se është gati për cdo lloj bashkëpunimi me Bashkinë e Shkodrës, për ti sherbyer komunitetit për të gjetur mundësine e financimeve për Shkodrën.

Nga ana tjetër, Mesi ka renditur edhe disa prej prioriteteve qe ka qeveria shqiptare për Shkodrën. Gjithashtu Mesi, duke iu referuar transfertës së pakushtëzuar, është shprehur se Bashkia Shkodër është një nga 4 bashkitë e mëdha që përfiton nga ky fond, por këto para duhet të përdoren në shërbim të komunitetit dhe jo për të rritur numrin e punonjësve në administratë.

Artikulli paraprak“SËMUNDJET E LËKURËS, NDIHMË SPECIALISTIT”
Artikulli tjetërVELIPOJË, MBIFATURIME NGA OSHEE