Kategoria Superiore starton këtë fundjavë me sezonin e ri futbollistik 2017 – 2018 ku skuadra shkodrane nis edhe turin e saj për këtë të dielën me ndeshjen që do të luhet kundër skuadrës së Lushnjës.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e “Loni Papuçiu” të Fierit pasi stadiumi i Lushnjes “Roza Haxhiu” është në rikonstruksion pasi nuk dispononte kushtet e nevojshme.

Ndërkohë tek Vllanzia gjatë merkatos së verës janë bërë disa blerje cilësore si Edon Hasani, Gilman Lika, Erjon Vucaj, Andi Ribaj etj. Por si e shohin shkodranët përbërjen e skuadrës kuqeblu me startimin e sezonit të ri fubollistik.

Të pyetur nëse do të udhëtonin drejt qytetit të Fierit në mbështetje të skuadrës së zemrës ata shprehen Edhe pse në vitet e fundit Vllaznia nuk ka qënë në formën e saj më të mirë ku shumë tifoz edhe mund të jenë zhgënjyer por duket se ata akoma shpresojnë tek skaudra e kuqebluve ku si një pikë tepër të fortë tashmë ka përbërjen e skuadrës me shkodranë.

Artikulli paraprakCUNGU: OBJEKTIVI, MESI I TABELËS
Artikulli tjetërIRONIA E PATOZIT: TË FALENDEROJMË ZOTAT QË NA KTHYEN LUL BASHËN