Papa Françesku do të firmosë më 15 marsin e ardhshëm dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të lumëve që bëhen shenjtër.

Ndër ta është edhe Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu. Në Koncistorin e 15 marsit, Papa Françesku do të caktojë datën e kanonizimit të Nënë Terezës, që sipas çdo gjase, pritet të jetë 4 shtatori i ardhshëm, në Romë, njoftoi Vatikani. Papa Françesku do të nënshkruajë edhe dekrete të tjera të kanonizimit për martirin e vogël Giuseppe Sanchez Del Rio, vrarë në Meksikë në vitin 1928, mbi varrin e të cilit Papa Françesku u lut gjatë udhëtimit të fundit në këtë vend; për Giuseppe Gabriele del Rosario, i njohur si “cura Brochero”, shenjti i parë që ka lindur e vdekur në Argjentinë; për polakun Stanislau i Jezusit dhe Marisë, i cili në vitin 1600 themeloi një Kongregatë rregulltare; e së fundi dekretet për Maria Elisabetta Hesselbald-in, themeluese e motrave Brigjidine. Më 17 dhjetorin e vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane “Avvenire”, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës e pati vendosur për shpalljen e dekretit.

 / Star Plus TV /

Artikulli paraprakMBLIDHET KOMISIONI I POSAÇËM PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Artikulli tjetërÇFARË SOLLI VENDIMI I APELIT PËR BIZNESMENIN SAIT FISHTA ?!