Një konflikt mes tre përsonave në Kurbin u shoqërua me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e njërit prej tyre.Ngjarja ndodhi mesnaten e së premtes në një lokal në fshatin Malbardhe të Kurbinit, ndërsa i plagosur mbeti Fatjon Lika 33-vjeç banues në Kurbin.Ky i fundit u qëllua me armë zjarri pistolete dhe nga të shtënat mori një plumb në pjesen e barkut dhe pasi mori ndihmen e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, u dërgua për ndihmë më të specilizuar mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arriti të identifikoje autorin shtetasin me iniciale A.SH dhe dy përsonat e tjerë të përfshire shtetasit E.L dhe P.L.Ata janë shpallur në kërkim dhe forcat e policisë vijojnë kontrollet e pandërprera për prangosjen e tyre.Ndërkohë motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por pritet marrja në pyetje e të plagosurit dhe përsonave të tjere për të zbardhur ngjarjen nga ku mbeti i plagosur me arme zjarri 33-vjeçari Fatjon Lika.