Shirat e rënë në orët e fundit në Shkodër kanë sjell një situatë të vështirë në shumë lagje të qytetit. Më e vështirë gjendja paraqitet në lagjen “Mark Lula”, në të cilën pothuajse të gjitha rrugicat janë të mbushura totalisht me ujë.

Kjo zonë vuan prej kohësh problematika të ngjashme dhe kalimi është tejet i vështirë, si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët, të cilët janë të detyruar të lëvizin mes pellgjeve me ujë. Sasia e madhe e ujit të shëprndarë nëpër rrugë dhe mungesa e kullimit bën që banorët e kësaj zone të vuajnë këtë situatë përgjatë gjithë sezonit të shirave.  Mungesa e investimeve në këtë zonë, ka bërë që ajo të jetë një ndër lagjet më problematike të Shkodrës përsa i përket infrastrukturës.

Pellgjet e shpërndara në të gjitha rrugicat janë një problem evident për autimjetet, pasi thellësia e ujit arrin deri në 30 cm, ndërsa rrezikon vetë automjetet.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, PLAGOSET ME THIKË I RIU NGA BASHKËMOSHATARI
Artikulli tjetërRRITEN PRURJET NË LUMENJTË NË SHKODËR