Shtatë shqiptarë janë vënë në pranga në Firence të Italisë, të cilët dyshohen pjesë e një grupi prostitucioni.

Është ky bilanci i operacionit të ndërmarrë nga policia italiane, sipas së cilës, grupi i prostitucionit drejtohet nga shqiptarët. Këta të fundit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, i rekrutonin vajzat duke i bërë të besonin se ishin të fejuarat e tyre e më pas i shfrytëzonin për prostitucion.

Mediat bëjnë me dije se vajzat duhet te dorëzonin 300-500 euro për zonën ku ushtronin prostitucionin. Gjatë hetimeve rezultoi se grupi kriminal i detyronte vajzat të dilnin në rrugë, por u ofronin klientëve edhe apartamente. 60 efektivë u angazhuan në operacionin për shkatërrimin e bandës kriminale. Identitetet e të, ndërsa detaje të tjera të operacionit priten të publikohen.

Artikulli paraprakADOLESHENTËT KAPEN DUKE KRYER VEPRA TË TURPSHME
Artikulli tjetërKONKURSI, ZGJIDHEN DREJTUESIT E 10 SPITALEVE E 2 MATERNITETEVE