Shkencëtarët kanë krijuar lëkurë të gjallë njerëzore në në gishtin e një roboti, që është e papërshkueshme nga uji dhe mund të vetëshërohet.

Për të krijuar lëkurën, studiuesit zhytën një gisht robotik në kolagjen dhe fibroblaste të lëkurës njerëzore, dy përbërësit kryesorë që përbëjnë indet lidhëse të lëkurës.

Edhe pse lëkura aktuale e silikonit e krijuar për robotë mund të imitojë një pamje njerëzore, ajo nuk ka pjesë më të imëta si rrudhat dhe nuk mund të funksionojë si lëkura e njeriut.

Një nga vështirësitë me krijimin e shtresave të lëkurës së gjallë për të mbuluar robotët është përshtatja e tyre në objekte lëvizëse me sipërfaqe të pabarabarta.

Shoji Takeuchi, profesor në Universitetin e Tokios, tha: “Ne jemi të befasuar nga sa mirë indi i lëkurës përputhet me sipërfaqen e robotit. Unë mendoj se lëkura e gjallë është zgjidhja përfundimtare për t’i dhënë robotëve pamjen dhe prekjen e krijesave të gjalla pasi është saktësisht i njëjti material që mbulon trupat e kafshëve.”

Studimi është publikuar në revistën Matter.

Artikulli paraprakNUMRI I BAREVE DHE RESTORANTEVE RA ME 5,2% VITIN E KALUAR/ SHOQATA: MBYLLJET DO TË VAZHDOJNË EDHE NË 2022
Artikulli tjetërVENDIMI I ÇUDITSHËM NË KALIFORNI: BLETËT KONSIDEROHEN LIGJËRISHT SI PESHQ