Asambleja e Vllaznia sh.a ka miratuar buxhetin prej rreth 1 miliard lekësh të vjetër. Në atë buxhet bën pjesë shuma prej 450 milion lekësh të vjetër që ka miratuar këshilli i bashkisë Shkodër dhe pjesa tjetër janë të ardhurat që ka planifikuar vetë klubi Vllaznia.

Administratori Suad Lici tregoi se synon që sezonin e ardhshëm Vllaznia të marrë pjesë në Kupat e Europës

Pas fjalës së administratorit, anëtarët e asamblesë bënë disa pyetje duke mos qenë shumë dakord në disa pika. Ndër të tjera duke u përgjigjur administratori Lici tha se është kërcënuar me armë kallashnikov tek

Vllaznia në kohën kur shkoi në Nigeri për të gjetur lojtarë.
Në fund anëtarët e asamblesë votuan pro miratimin të buxhetit të klubit Vllaznia për 2019-ën.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKTIVITETI SHKENCORE PËR LEONARDO SAVOIA
Artikulli tjetërSHKODËR, MYFTIU THIRRJE: NDALNI MASAKRAT NDAJ MJEDISIT