Në Liqenin e Shkodrës situata është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme dhe hedhja e rasatit ka ardhur në rritje duke sjellë shumëzim të llojeve te peshkut.

Kështu shprehet Kreu i Organizatës së Menaxhim Peshkimit Arjan Cinari i cili thotë se fale kontrolleve të vazhdueshme po arrijmë që të cojmë drejt zhdukjes gjuetinë e paligjshme

Çinari shprehet se ne bashkepunim edhe me institucionet e tjera eshte percaktuar nje plan veprimi ku parashikon ushtrimin e kontrolleve te vazhdueshme per te ndaluar cdo rast të paligjshëm.

Ndërkohë ai thotë se peshkatarët profesionist cdo ditë sa vijnë e ndërgjegjësohen

Ndër të tjera kreu i organizatës së menaxhim peshkimit thotë se këto aksione nuk ndalen ndërkohe që shprehet i vendosur se nuk do të ketë asnjë tolerim për abuzuesit.

Artikulli paraprakSHKODËR, INVALIDËT PUNËS PENSIONE QESHARAKE
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT TË KËRCËNUAR NGA SHTYLLAT ELEKTRIKE