Një kabinë elektrike e bashkë me të shtyllat e tensionit të lartë jo më shumë se një metër larg nga shtëpitë rrezikojnë cdo ditë jetën e banorëvë në lagjen “Tre Heronjtë” , në afërsi të Varrezave të Dëshmorëvë në periferi të Shkodrës.

Ky është Mark Pemaj i cili ia ka blerë ndërtesën shtetit ne vitin 1972 duke qënë se aty dikur ishte parku i tregtisë.

Banesa që ai ka ndërtuar është ngjitur me kabinën elektrike të cilën ai e ka në oborrin e shtëpisë , pronë e tij. Ndërkohë shtylla e tensionit të lartë ngjitur me ballkonin e shtëpisë e bën më dramatike situatën.

Ndërkohë në të gjithë lagjen shtyllat ku kalojnë kabllot e përcjelljes së energjisë elektrike janë të amortizuara dhe mezi mbahen në këmbë. Disa prej tyre rrezikojnë që të binë nëpër shtëpitë e banorëvë duke qënë se janë shtylla të improvizuara me drurë.

Sa herë që ka mot të keq kjo zonë mbetet pa energji elektrike. Banorët thonë se kjo situatë është prej vitesh, edhe pse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme askush nuk ka marrë masa. Linjat e përcjelljes së energjisë elektrike, mezi mbahen në këmbë dhe si për ironi, linjat janë siguruar në mënyrë primitive

Artikulli paraprakSHKODËR, ÇINARI: RESURSET PESHKORE JANË RRITUR
Artikulli tjetërVAU-DEJËS, RIKUALIFIKIMI URBAN NË FSHATIN RRANXA