1755 maturantë në qarkun Shkodër kanë zhvilluar këtë të premte provimin e lëndës me zgjedhje i cili është edhe provimi i fundit për maturën. Elira Smakaj përgjegjëse e kurrikulës në Zyrën Vendore Arsimore Shkodër thekson se maturantët ishin të shpërndare në 8 qendra provimi dhe procesi përfundoj pa problem.

Ekonomi, biologji dhe hoteleri turizëm ishin lëndët më të zgjedhura nga maturantët.

Rezultatet e provimit të parë atij të gjuhës së huaj janë bërë publike dhe ajo që vihet re është se 30% e maturantëve janë vlerësuar me notën maksimale shprehet përgjegjësja e kurrikulës.

Në provimet e Maturës maturantët duhet të marrin 25% të testit për të qënë kalues ndërkohë që në total provimet kanë 60 pikë.

 

Artikulli paraprak“ECURIA E KURRIKULAVE TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE”
Artikulli tjetërQYTETARËT E SHKODRËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE