Qytetarët shkodranë janë kundër largimit të gjykatës së apelit dhe asaj administrative nga Shkodra. Të pyetur nga Star Plus qytetarët shprehen se nëse harta e re gjyqësore miratohet atëherë kostoja do të jetë më e lartë për ata.

Artan Lika është një nga avokatët që punon prej vitesh në Shkodër. Avokati shprehet se ky ndryshim do të jetë në dëm të qytetarëve ndaj ata duhet të ngrejnë zërin që kjo gjë të mos ndodh.

Drafti për hartën e re gjyqësore parashikon vetëm një gjykatë apeli nga 6, dhe kjo e bën më efektive punën e kësaj gjykate duke ndare dhe barrën e stokut të dosjeve të mbetura ndër vite.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 1755 MATURANTË ZHVILLOJNË PROVIMIN E FUNDIT
Artikulli tjetërLOJTARI VULAJ: JAP MË TË MIRËN TE VLLAZNIA