Vijon të përmirësohet situata e krijuar nga përmbytjet në territorin e bashkisë Shkodër. Krahasuar me një ditë më parë, këtë të shtunë siëprfaqja e tokave të përmbytura është zvogëluar me rreth 570 hektarë,d uke bërë që nën ujë të mbeten 2230 hektarë tokë në zonën e NënShkodrës. Në qytetin e Shkodrës zona me problematike mbete ajo e “Livadheve” ku 40 banesa kanë prezencë uji në oborre.

Ndërsa sa I takon njësive administrative, në Anën e Malit sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet me 750 hektarë, rreth 250 hektarë më pak se një ditë më parë. Në këtë zonë, transporti I banorëve bëhet vetëm me mjetet e ushtrisë si shkak I rënies së nivelit të ujit në rrugën kryesore të fshatit Obot ndërsa rreth 50 kanë prezencë uji deri në 40 cm në fshatin Obot.

Në njësinë administrative Dajç gjithashtu ka patur një përmirësim të ndjeshëm të situatës së krijuar nga përmbytjet, ku uji është tërhequr nga të paktën 200 hektarë tokë bujqësore. Në këtë zonë janë rreth 55 shtëpi të cilat kanë prezencë uji në oborre. Ndërsa në rrugën që lidh fshatrat Shirq dhe Daragjat, niveli I ujit ka rënë në 40 cm dhe lëvizja bëhet vetëm me mjete të larta.

Në njësitë administrative Velipojë dhe Bërdicë ka vetëm toka të përmbytura, respektivisht me 70 dhe 80 hektarë. Në njësinë administrative Rrethina, siëprfaqja e tokave të përmbytura mbetet akoma e konsiderueshme, ku janë të paktën 530 hektarë tokë nën ujë. Nga ana e bashkisë Shkodër ka filluar puna për evidentimin e dëmeve në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në njësitë administrative Bërdicë, Velipojë dhe zonën e “Livadheve”