Janë mbushur 30 vite nga koncerti i parë i Krishtlindjes që u mbajt në dhjetorin e vitit 1991 në Shkodër. Sot pas 30 vitesh shoqata kulturore artistike “Prenkë Jakova” me drejtues kompozitorin Gjon Shllaku vendosi që ta rikujtojë atë moment të rëndësishëm kulturor përmes koncertit “Memorie” që u zhvillua në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Organizatori i koncertit, muzikanti Shllaku u shpreh se ky koncert bashkon artistët të cilët gjithnjë kanë dhuruar nga vetja e tyre.

I kthyer tashmë në traditë koncerti i Krishtlindjes i artistëve të Shkodrës është edhe një homazh për gjithë ata këngëtarë, muzikantë, aktorë e të tjerë njerëz të artit por jo vetëm të cilët humbën jetën gjatë pandemisë.

 

Artikulli paraprakSTAR PLUS, PREJ TRE VITESH SJELL EMISIONIN “AROMË FESTASH”
Artikulli tjetërNGA 65 MIJË LEKË DERI NË 1.2 MLN, ZBULOHET KUSH KRYESON LISTËN E MË TË PAGUARËVE NË PS