Drejtoria e Shëndetit Publik e cila pak kohë më parë ndërroi emrin në njësia e kujdesit shëndetësor festoi në Shkodër 60-vjetorin e themelimit të saj duke zhvilluar një aktivitet të veçantë me shumë ish-drejtues, ish-shefa, ish-mjek dhe të stafeve gjatë këtyre 60 viteve por edhe aktualët duke dhënë një kontribut në fushën e mjekësisë. Merzuk Hoxha i cili e nisi punën në vitin 1961 dhe në 1975 u emëruar shef i higjenës kujton dy momente të vështira mes të cilave edhe tërmeti i 15 prillit 1979

Eqerem Bërdica punoi si mjek laborant në fund vitet 1950 ndërsa tregon dy raste që i kanë mbetur në mendje gjatë punës së tij

Zamir Llazanni, inxhinier në laboratorin toksikologjik në vitin 1978 rrëfen se asokohe Shqipërianga prapambetja ishte e rrezikuar nga shumë sëmundje të rënda por stafi i shëndetit publik ia doli që të ç’rrënjosë ato sëmundje pa prekur masivisht popullatën

Tahir Sadiku, ish mjek epidemiolog por edhe dy herë drejtor i shëndetësisë si dhe mjekia Drita Gera, ish shefe e promocionit të edukimit shëndetësor kanë një falenderim për ish-drejtuesit e tyre që morën shumë mësime

Astrit Beci, drejtori aktual i këtij institucioni tashmë më i zgjeruar me ndryshimet e reja ka një falenderim për të gjithë ish-drejtuesit, ish-mjekët dhe ish-stafet që për 60 vite kontribuan edhe pse mes vështirësive

Fillimisht u quajt drejtoria e shërbimit shëndetësor ndërsa për herë të parë në Shkodër u hap në vitin 1959 ndërsa drejtori i parë ishte mjeku i diplomuar në Itali Kel Naraçi për të vijuar më pas me shumë emra të njohur të mjekësisë për të mbërritur deri në ditët e sotme. Në aktivitetin për 60-vjetorin u shpërndan disa çertefikata mirënjohjeje për ish-drejtor, ish-mjek, infermier e laborant që dhanë kontributin e tyre për vite me radhë.

Artikulli paraprakHISTORIA, NXËNËSIT KALOJNË MBI URËN E RRËNUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, TË PASTREHËT PROTESTË: ADEMI NUK NA PRITI