12 prilli shënon ditën botërore të fëmijëve në situatë rruge. Në kuadër të kësaj dite, bashkia Shkodër organizoi një aktivitet infromues me qytetarët shkodranë mbi rëndësinë që ka bashkëpunimi me ta për frenimin e këtij fenomeni. Rudina Kruja, specialiste e njësisë së mbrotjes së fëmijëve në bashkinë Shkodër bën me dije se aktualisht janë 70 fëmijë në situatë rruge, një numër ky që rritet kryesisht gjatë verës.

Specialistja e mbrotjes së fëmijëve kërkon bashkëpunimin e qytetarëve shkodranë për ndalimin e këtij fenomeni.

Specialistët e drejtorisë së shërbimit social në bashkinë Shkodër shpërndanë disa fletëpalosje me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të mos dhuruar para tek fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë, por për të treguar më shumë kujdes.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PREZANTOHET PROJEKTI PËR HYRJEN E QYTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, VRITET 55 VJEÇARI NAZMI BANDULA