Në dy javët e para të muajit nëntor në bashkinë Shkodër janë administruar më shumë se 2700 doza të treta vaksinës anti-COVID. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Suida Kuka bën të ditur se gjithashtu janë kryer edhe 16 vaksinime të fëmijëve mbi 16 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundje.

Ndërkohë, drejtorja Kuka ka një thirrje drejtuar qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende kundër koronavirusit.

Krahas të rinjve 16-18 vjeç që vuajnë nag sëmundje të ndryshme, vaksinën anti-COVID mund ta marrin edhe ata të cilët janë të shëndetëshëm bën të ditur drejtorja e Njësisë Vendore Të Kujdesit Shëndetësor. Mjafton që të rinjtë me vullnetin e tyre të drejtohen në qendrën më të afërt shëndetësore në praninë e njërit prind.

 

Artikulli paraprakBABAI VRET DJALIN E TIJ 10 VJEÇAR, ME NËNËN E TIJ ISHIN TË DIVORCUAR
Artikulli tjetërRAMA NË ITALI: KËRKOVA PËRSHPEJTIMIN E PROCEDURAVE PËR NJOHJEN E PENSIONEVE TË SHQIPTARËVE