Kishin ardhur për të kaluar disa ditë pushime por ky udhëtim për çiftin Valdemar dhe Marta Makovski u kthye në një tragjedi. Çifti i turistëve nga Polonia humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në aksin Shkodër-Tiranë në afërsi të fshatit Shkjezë në zonën e Bushati. Viktimat, 47 vjeç dhe 42 vjeçe po udhëtonin me këtë motor në drejtim të Tiranës kur papritur janë përplasur me automjetin tip GOLF 5 të drejtuar nga shtetasi me inicialet D.GJ nga Puka i cili kishte marrë me qera makinen me të cilën u aksidentua.

Dy turistët polak mësohet se nga përplasja e fortë kanë humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas pak minutash janë transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës për të bërë ekzaminimet e mëtejshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, shërbimet rrugore dhe grupi i ekspertëve duke nisur hetimet për aksidentin e rëndë që i mori jetën dy turistëve polak Valdemar dhe Marta Makovski. Nga hetimet paraprake mësohet se ky aksident ka ardhur si shkak i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë pas përplasjes së fortë me dy viktima efektivët kanë shoqëruar në komisariatin e policisë Shkodër drejtuesin e automjetit tip GOLF 5 shtetasin me inicialet D.Gj. Policia vendore e Shkodrës bën të ditur se pas testit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit nuk ka konsumuar alkool gjithsesi vijon të jetë në mjediset e policisë së Shkodrës deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Po ashtu policia po heton për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën çiftit nga Polonia.

Ndërkohë në vendngjarje grupi hetimor ka gjetur edhe një kamer go pro që kanë patur dy viktimat të instaluar në motorrin e tyre me të cilin po udhëtonin dhe kamera është sekuestruar nga policia dhe do të shihen pamjet për të mësuar më shumë mbi dinamikën e këtij aksidenti tragjik. Rruga Shkodër-Tiranë vijon të mbetet një prej akseve problematike sa i përket aksidenteve rrugore ku shumica ndodhin si shkak i mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Artikulli paraprakUSH, STUDENTËT PUNIME PËR PËRMIRËSIMIN E PIKAVE TURISTIKE
Artikulli tjetërDITA OLIMPIKE NË SHKODËR