Mikel (Gjovalin) Alia i është lënë në burg, nga Gjykata e Lezhës, për shkak se akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë.Mësohet se ai ka deklaruar para policisë se nuk e ka nxjerrë në pritë Eri Zefin por ata kanë qenë duke udhëtuar së bashku, kur janë sulmuar nga disa grabitës të cilët kanë tentuar ta vrasin edhe atë.Alia doli sot (13 nëntor) para gjykatës për

rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë të tij.Alia u vetëdorëzua në polici paraditen e së mërkurës (12 nëntor). Mikel (Gjovalin) Alia qëndronte i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe u dorëzua mëngjesin e së martës pas negociatave të policisë përmes familjarëve.Hetuesit dyshojnë se ai nxori në pritë tek vrasësit shokun e tij të fëmijërisë,

duke i thënë se do të shkoni në Mirditë për të vjedhur hashash.34-vjeçari u dhunua përpara se të qëllohej me 4 plumba në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi më pas u gjet i hedhur 50 metra larg rrugës së Kombit në fshatin Zall Xhuxhë.Vrasësit dyshohet se u larguan drejt

Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.Për këtë, Prokuroria e Lezhës iu është drejtuar me letërporosi autoriteteve kosovare ku i kërkon informacion për dy personat që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria dhe më pas janë larguar nga Kosova në drejtim të Gjermanisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT “IZOLOHEN” NGA 30 M RRUGË
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFUNDON KONKURSI I HISTORISË