Bashkia e Shkodrës ka hapur një tjetër kantier ndërtimi në Lagjen Nr. 3 të qytetit. Rruga “Lodërtune” në Zonën Industriale, do të rikonstruktohet plotësisht falë një investimi 99 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.
Punimet janë inspektuar nga kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila ka thënë se shpejt do të ndërhyhet edhe në rrugën “Brioti” në të njëjtën zonë.
Si në të gjitha projektet e tjera të Bashkisë së Shkodrës, rikonstruksioni do të jetë i plotë dhe përfshin kanalizimet e ujrave të zeza e ujrave të bardha, asfalt , trotuare, ndricim dhe vendosje e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Ky investim e kthen këtë zonë informale në një zonë urbane, pjesë integrale e territorit urban të qytetit të Shkodrës.