Ekrani i Artit do të çelë edicionin e tij të pestë në Shkodër. Filmat e këtij edicioni ndryshe nga vitet e kaluara do të shfaqen në disa prej institucioneve të rëndësishme të kulturës në Shkodër duke e zgjeruar hartën e këtij edicioni shprehet drejtuesi i Ekranit të Artit, Adrian Paci.

Organizatorët e tjerë të edicionit të pestë të festivalit të filmit “Ekrani i Artit” shprehen se këtë vit do të jetë i pasuruar me kineastë dhe artistë të tjerë të njohur duke përfshirë edhe ekspozitat.

Filmat e festivalit të filmit “Ekrani i Artit” do të shfaqen edhe në disa prej oborreve karkateristike shkodrane por edhe në natyrë duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre organizimeve.

 

Artikulli paraprakZJARRFIKËSJA SHKODËR MERR MASA PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërVELIPOJË, HAPJA E SEZONIT TURISTIK KULMON ME KONCERT