Fakulteti Ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar edicionin e nëntë të trajnimit me temë “Sfidat e Zhvillimit Rajonal”. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i punimeve shkencore të studentëve më të mirë të diplomuar në programet Master Shkencor të ofruar nga Fakulteti Ekonomik. Albana Boriçi, zëvendës dekane e fakultetit ekonomik thotë se ky aktivitet është kthyer në një traditë tashmë.

Arben Haveri, kryetar i jurisë që vlerësojnë punimet shkencore të studentëve tha se këto tema janë tejet të vlefshme.

Sokol Ymeri nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit tha se tashmë përmes projektit Clean Score po tentohet të bëhen edhe librat e digjitalizuar çka krijon lehtësi për studentët dhe ul kostot duke eleminuar printimet.

Nëntët studentët më të mirë prezantuan punimet shkencore në tema të cilat janë në funksion të zhvillimit rajonal të qarkut Shkodër dhe lidhen me farmaceutikën, turizmin, biznesin dhe financën.

 

Artikulli paraprakFESTAT, QYTETARËT: NUK DO SHPENZOJMË, I KALOJMË NË SHTËPI
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “KULLAT E SAHATIT NË SHQIPËRI”