Shkrimtari dhe regjisori Stefan Çapaliku ishte i ftuar në Festivalin Letrar të Shkodrës që organizohet nga biblioteka e qytetit “Marin Barleti”. Çapaliku u shpreh se këtë vit ky festival ka një fytyrë më serioze për shkak të shkrimtarëve që janë të ftuar ndërsa në bisedën e tij u fokusua edhe tek botimi më i fundit “Imago Verbum”.

Leximi është gjithnjë e më i pakët shprehet Çapaliku dhe për këtë institucionet duhet që të monitorojnë dhe të kenë statistika.

Monitorimi për lexuesit është një detyrë e bashkisë Shkodër shprehet shkrimtari dhe regjisori Çapaliku.

Festivali Letrar i Shkodrës do të vijojë fundjavën e ardhshme me të tjerë emra të rëndësishëm të letërsisë shqiptare të cilët do të jenë të ftuar për të biseduar rreth veprave të tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPOZITA “PËRKOHËSI E VAZHDUESHME”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “MOS HARRO TË MË KUJTOSH”