Hedhja e mbeturinave në vende të ndryshme të qytetit të Shkodrës vazhdon të mbetet një problem akoma i pazgjidhur. Pothuajse çdo ditë në qytet krijohen vendepozitime të reja mbetjesh të cilat kthen në një shqetësim për qytetarët. Prej kohësh pranë bregut të lumit Buna persona të papërgjeshëm hedhin dhe djegin mbeturina.

Një pjesë e madhe e këtyre mbeturinave përfundojnë në rrjedhën e lumit duke e ndotur atë. Shpesh herë që në mëngjes herët nis djegja e mbeturinave ndërsa natën djegja bëhet akoma më e madhe.

Pavarësisht kësaj gjendje që vijon prej disa kohësh institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse vijon hedhja pa kriter e mbeturinave, djegia dhe ndotja e lumit Buna por dhe e ajrit.

Artikulli paraprakSHKODËR, SEZONI VEROR “RIMËKËMB” TREGTARËT E RUSIT
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTA E PARË E ASHURES PA HAXHI SHEH SOKOL ADEMI