Ky është kompleksi më i ri i tenisit i hapur në Shkodër. Kjo qendër sportive me gjashtë fusha është më e mira në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan. Fushat e reja u inaguruan me kampionatin që organizohet prej më shumë se 10 vitesh “Shkodra Indoor 2021” që për herë të parë u zhvillua në këtë kompleks të ri u shpreh drejtori i klubit të tenisit Dino Mehmedoviq….

Kompleksi i sapo hapur përveç lojtarëve të tenisit që merren prej vitesh me këtë sport tashmë ka edhe fëmijë të cilët aspirojnë të bëhen sportistë të mëdhenj. Reina Salihi, vetëm 10 vjeçe është njëra prej tyre…

Senad Tafa, një prej tenistëve më të mirë i cili është pjesë e klubit të Ulqinit vjen rregullisht në Shkodër dhe tashmë kompleksi i ri do t’i shërbejë sportistëve thotë ai për rritjen e cilësisë….

Agim Islami, një stomatolog nga Kosova sfidon moshën. Është 74 vjeç dhe prej 40 vitesh merret me sportin e tenisit. Është themelues i Federatës së Tenisit në Kosovë dhe kryetar i klubit të tenisit të Prishtinës. Islami tregon se si përmes djalit të tij la futbollin për tenisin….

Kompleksi i ri i tenisit ndodhet në njësinë Rrethina në fshatin Shtoj i Vjetër në një distancë prej jo më shumë se 15 minutash nga Shkodra duke i dhënë mundësinë të gjithëve që të bëhen pjesë e këtij sporti elitar.

 

Artikulli paraprakKALAJA E SHKODRËS ATRAKSION PËR TURISTËT NË ÇDO STINË
Artikulli tjetërKUPA VOLEJ FEMRA, VLLAZNIA-PARTIZANI 1-3