Në janarin e këtij viti i riu shkodran Mekeid Selmani mori një vëmendje masive per stilin entuziast perpara liderit historik të PD Sali Berisha gjatë një takimi të këtij të fundit në Shkodër. Ai moment i shërbeu këtij të riu që të binte në syrin edhe të vetë Berishës. Sot pas 5 muajsh, Mekeid Selmani prezantoi kandidaturën zyrtare për kryetar të përgjithshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pozicion që aktualisht e mban Belind Këlliçi.

Pas atij momenti në janarin e këtij viti Selmani vijoi të jetë aktiv në protestat e muajit mars në Shkodër deri sa në 15 majin e këtij viti u ul në një tavolinë me Berishën gjatë prezantimit të kandidaturës për kryetar të PD në një takim në kinema Millenium dhe sot kërkon të bëhet kryetar i FRPD me idenë për ta shndërruar Forumin Rinor në gjeneratorin e fitores së PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Selmani premton se ndryshe nga shumë të rinj të tjerë që pasi marrin një post politik nuk janë të njëjtët, do të ruaj thjeshtësinë me çdo anëtar të FRPD.

Deri më tani FRPD nuk ka vendosur ende se kur do të zhvillohet procesi i zgjedhjeve në këtë strukturë por pritet që brenda dy muajsh të përfundojë ndërkohë disa pretendent kanë nisur të shfaqin hapur ambiciet e tyre si në rastin e të riut shkodran Mekeid Selmani.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PROBLEMET E SEZONIT TURISTIK QË PRESIN ZGJIDHJE
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, E MOSHUARA “E HARRUAR” NË VARFËRI