Problemet në fillimin e këtij sezoni turistik kryesisht në plazhin e Velipojës kanë bërë që prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni të zhvillojë një mbledhje me drejtues të institucioneve të tjera. Bashkia Shkodër kërkon një vëmendje nga institucionet e tjera për Velipojën. Nënkryetari Ardit Qylybyli tregon ndërhyrjet që bashkia ka bërë në Velipojë.
Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Hamdi Fjora u shpreh se pas 1 korrikut kontrollet e policisë do të shtohen në aksin Shkodër-Velipojë.

Vonesat në pikën kufitare të Muriqanit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi sipas drejtorit të kufirit në policinë e Shkodrës Arben Joca bëhen nga pala malazeze.

Ndërkohë një sfidë për policinë dhe bashkinë mbeten bovat që duhen vendosur në plazhin e Velipojës dhe rreziku që vjen nga motorrët e ujit.

Vetëm 2 subjekte kanë leje për nxjerrjen e motorrëve në uji, pjesa tjeter janë të paligjshëm, ndaj institucionet kërkuan bashkëpunimin edhe te agjencisë së bregdetit për këtë problem.

Prefektja Angoni shpreson që kjo mbledhje të zgjidh problemet e hasura deri më tani për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 

Artikulli paraprakIA PREMTOI NË KONFERENCËN E DONATORËVE, QEVERIA SHQIPTARE MERR VENDIMIN: 1 MILIONË EURO NDIHMË PËR UKRAINËN
Artikulli tjetërSHKODËR, I RIU SELMANI KANDIDON PËR FRPD