Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës një ditë më parë. Një shtetas ka goditur në mënyrë brutale një punonjës policie. Shtetasi i identifikuar nga policia si Indrit Shtegu ka rrahur punonjësin e policisë vendore të Shkodrës Hysni Idrizi. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në lagjen “Parrucë” në orët e pasdites. Shtetasi Indrit Shtegu i cili është shpallur në kërkim ka parkuar në kundërvajtje mjetin triçikël në lagjen Parrucë duke e vendosur në një parkim dysh.

Në atë moment efektivi i policisë rrugore Hysni Idrizi është gjendur aty dhe i ka vendosur një gjobë drejtuesit të mjetit triçikelë për parkim në kundërvajtje. Në atë moment shtetasi Indrit Shtegu ka debatuar me efektivin e policisë Hysni Idrizi dhe pas debatit të tyre e ka goditur në fytyrë me grushte ndërsa mësohet se e ka dëmtuar konsiderueshëm.

Pas kësaj ngjarje efektivi i policisë Hysni Idrizi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa mësohet se ka thyer nofullën dhe është nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë pas kësaj ngjarje të rëndë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të tjera të policisë duke nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër të qytetit. Menjëherë policia ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje i cili rrahu policin shtetasin Indrit Shtegu i cili është në kërkim.

Nga kontakti i policisë me familjarët mësohet se këto të fundit janë shprehur duke i thënë efektivëve se Indrit Shtegu ka probleme të shëndetit mendor megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Tashmë policia vijon që të kërkojë për gjetjen dhe më pas arrestimin e shtetasit të dyshuar Indrit Shtegu i cili pasi ka rrahur efektivin e policisë Hysni Idrizi është larguar në drejtim të paditur.

Indrit Shtegu është shpallur në kërkim për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”. Këta raste të debateve të qytetarëve me efektivët e policisë janë të shpeshta aq më tepër për kundërvajtje si shkak i mungesës së vendeve të parkimit në qytet që nganjëherë kthehen në ngjarje të rënda si kjo e goditjes së policit të rrugores Hysni Idrizi.

Artikulli paraprakM.MADHE, GJENDEN TRUPAT E VRARË, NË KËRKIM AUTORI
Artikulli tjetërSKANDALI, SPONSORI I VLLAZNISË PRITET TË KANDIDOJË PËR DEPUTET