Në një sallë thuajse të boshatisur, kandidati i PD për kryetar i grupit të rithemelimit Ibsen Elezi prezantoi në Shkodër platformën e tij për drejtimin e demokratëve duke thënë se është një platformë që PD nuk e ka patur asnjëherë në këto 32 vite.

Kandidati Elezi i cili përballë ka liderin historik të PD Sali Berisha shprehet se ky i fundit është një prej përgjegjësve kryesore që Partia Demokratike u kthye në një parti pa parime dhe pa principe.

Ajo që synon Elezi si kandidat për kryetar i PD i rithemelimit nuk është thjeshtë bashkimi i dy pjesëve të ndara sepse atë e cilëson si një gjë teknike pa shumë vlerë por rëndësi për të ka zgjerimi i PD tek elektorati i gjërë.

Edhe ata pak të pranishëm që erdhën në takimin me kandidatin e PD të rithemelimit Ibsen Elezi nuk ishin dakord me idetë e tij duke shprehur hapur mbështetjen për kandidatin tjetër Sali Berisha.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, FITIMET E PANAIRIT NDIHMË FËMIJËVE UKRAINAS
Artikulli tjetërFSHF DËRGON NË ITALI 11 KAPITENET E EKIPEVE TË FEMRAVE PËR TË NDJEKUR FINALEN E CHAMPIONS LEAGUE