Departamenti i Letërsisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi një konferencë shkencore në 150 vjetorin e lindjes të Atë Gjergj Fishtës. Shefi i departamentit të letërsisë Arben Prendi solli një vështrim mbi Fjalorin e At Benedikt Demës, një fjalor historik, gjeografik dhe mitologjik i veprës të At Fishtës Lahuta e Malcisë.

Pedagogu i letërsisë Vinçens Marku bëri një vështrim për veprën “Letërshkëmbimi i Fishtës” e cila sjell një pjesë të mirë të letërshkëmbimeve që At Fishta ka bërë me personalitete të ndryshme.

Provinciali françeskan At Pashko Gojçaj dhe drejtori i bibliotekës “Marin Barleti”, Maxhid Cungu u shprehën se Fishta mbetet një prej personaliteteve më të mëdha të letërsisë, kulturës e historisë shqiptare.

Në vazhdim do të ketë edhe aktivitete të tjera në 150 vjetorin e lindjes të atij që cilësohet si një prej themeluesve të letërsisë shqipe Atë Gjergj Fishta.

Artikulli paraprakKOMITETI: NUK NDRYSHOJNË MASAT! MBI 60-VJEÇARËT TË BËJNË DOZËN E TRETË, FËMIJËT MBI 16 VJEÇ DHE MBI 12 VJEÇARËT ME SËMUNDJE KRONIKE FTOHEN PËR VAKSINIM
Artikulli tjetërKY ËSHTË SHTETI I PARË EVROPIAN QË DO TË LEJOJË KULTIVIMIN E KANABISIT DHE KONSUMIMIN NË AMBIENTE JO PUBLIKE