Festa e Çlirimit edhe në Shkodër vazhdon që të jetë një debat i nxehtë me qëndrim tërësisht të kundërta. Kryetari i organizatës të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare Zamir Llazani akuzoi bashkinë Shkodër dhe kryebashkiaken Ademi si të papërgjegjshme për përjashtimin e 75-vjetorit të Çlirimit nga kalendari zyrtar i festave të nëntorit.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi i ktheu përgjigje Llazanit duke thënë se qëndrimi i saj për ditën e Çlirimit nuk ka ndryshuar duke e cilësuar si një ditë të zezë për shqiptarët që pasoi me instalimin e komunizmit. Ademi vlerëson dëshmorët e rënë për liri por të vërtetat e tjera sipas saj duhen thënë siç janë.

Debati për festën e Çlirimit në Shqipëri vijon prej 30 vitesh teksa të majtët e festojnë si një ditë të rëndësishme ndërsa të djathtët e cilësojnë si një ditë të errët për Shqipërinë duke mos gjetur ende gjuhën e përbashkët.