76 të rinj të kishës katolike kanë marrë sekramentin e krezmimt në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër duke nisur kështu një rrugëtim të ri në raport me besimin dhe në një lidhje më të ngushtë me Zotin. Arqipeshkëvi I dioqezës Shkodër – Pult, imzot Angelo Massafra ftoi të rinjtë që u krezmuan të mos harrojnë fjalët e Zotit dhe të bëhen besimtarë të devotshëm e të ndjekin çdo meshë të dielave.

Gjatë meshës, imzot Angelo Massafra dhe mesazhe të forta për besimtarët katolikëm për familjen dhe vetë të rinjtë që ky moment I rëndësishëm në jetën e tyre të jetë shembull pozitiv për t’u shkëputur nga fenomenet negative që na rrethojnë. Krezmimi është një prej momenteve më të rëndësishme të Kishës dhe besimtarëve katolikë.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ZGJODHI PRESIDENTIN E RI, URIMI I VUÇIÇIT PËR BEGAJN: I BINDUR SE…
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT E DEGËS “MAMI” ME DIPLOMË TË RE