465 biznese të vogla janë mbyllur nga janari I këtij viti në qytetin e Shkodrës. Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë për qarkun Shkodër thotë se këto biznese kanë shpallur falimentin ligjërisht pranë drejtorisë së Tatikeme, por ka edhe biznese të tjera të mbyllura të cilat nuk kanë qenë të regjistruara.Tuka tregon se kjo situatë ishte më alarmante ne vitin 2019.

Pas pothuaj dy vitesh nga përhapja e pandemisë, biznesi ende nuk ka arritur të rimëkëmbet. Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë thotë se shkak për mbylljen e 465 bizneseve është e politikave të lehta fiskalizuese të cilat nuk zbatohen në Shkodër prej vitesh.