Ky është mbikalimi në hyrje të Shkodrës me një pamje krejtësisht të re pas një rikonstruksioni të bërë nga një iniciativë e një grupi të rinjsh, bizneseve dhe drejtueses politike të PS të qarkut Shkodër Edona Bilali. Mbikalimi i ndryshuar tashmë ka marrë pamjen e një sixhadeje tradicionale duke përzgjedhur mes shumë aplikimeve projektin e arkitektit Rubin Dibra për të rijetësuar këtë objekt në lagjen Bahçallek.

Ndryshimi i pamjes së mbikalimit në hyrje të Shkodrës është një investim që duhet ta kishte kryer bashkia Shkodër thotë ministrja e sipërmarrjes Bilali por sipas saj të rinjtë nuk kishin kohë për të pritur bashkinë.

Ndryshe nga më përpara kur ky mbikalim për shkak edhe të amortizimit nuk ishte funksional tashmë sipas ministres Bilali ka nisur që të përdoret nga ana e qytetarëve të cilët nuk kanë nevojë që të kalojnë mes makinave që ecin me shpejtësi.

Drejtuesja politike Bilali tha se gjatë vitit të ardhshëm në Shkodër do të vijojnë një sërë investimesh nga ana e qeverisë shqiptare.

 

Artikulli paraprakPAS PAGAVE, DEL EDHE LISTA ME TARGAT E MAKINAVE TË GATI 590 MIJË SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërSTAR PLUS, PREJ TRE VITESH SJELL EMISIONIN “AROMË FESTASH”