Punimet për rikonstruksionin e rrugës kanë nisur që në muajin dhjetor dhe kur po bëhen 2 muaj prej fillimit të këtij procesi, puna është ndërprerë. Në këtë fazë të punimeve është kryer pastrimi i mbeturinave të depozituara në të dy anët e rrugës, zgjerimi I saj dhe më pas nivelimi dhe shtrimi I shtesave të zhavorit.

Sipas informacioneve zyrtare në bashkinë Shkodër, shkak për ndërprerjen e punimeve për shtrimin e asfaltit dhe ndërtimin e trotuareve janë bërë temperaturat e ulëta gjatë këtyre ditëve të cilat janë të papërshtatshme për këtë process pune.

Nisur nga këto kushte nuk dihet se kur do të nisë sërish puna për rikonstruksionin e rrugës në lagjën “Ajasëm”. Një kërkesë kjo e përsëritur prej vitesh nga banorët e zonës, pasi amortizimi I rrugës fillestare ka krijuar vështirësi në lëvizje.

Përmes këtij projekti me vlerë mbi 14 milionë lekë nga të ardhurat e bashkisë Shkodër pritet që banorëve t’I shtohet një tjetër shërbim lehtësues në kushtet në të cilat jetojnë. Pas kamerave, disa banorë I druhen faktit se projekti mund të mos përfundohet, njësoj disa kantiere të tjera të hapura nga bashkia Shkodër në vitet e fundit.

 

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET BANESA NË SHKODËR, I MOSHUARI NUK DEL DOT JASHTË, HUMB JETËN NGA ASFIKSIA
Artikulli tjetërNJË VIT SHKËPUTJE NGA PANDEMIA, RIKTHEHEN KARNAVALET