Kompanitë e internetit të cilat vendosin kabllot e tyre tek shtyllat elektrike të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sipas drejtorit rajonal të OSHEE Shkodër janë kthyer në një shqetësim. Drejtori i OSHEE Shkodër Armand Zhuka i bën thirrje kompanive të internetit që të largojnë kabllot nga shtyllat elektrike sepse në të kundërt do të ketë deri në ndjekie penale.

Drejtori Zhuka foli edhe për sezonin turistik që sapo ka nisur duke u shprehur se OSHEE do të sigurojë furnizim me energji elektrike qoftë në zonat e plazheve por edhe në zonat malore duke qenë se janë marrë masat.

Në këto kontrolle të OSHEE në zonat turistike ka patur disa raste kur subjekte të ndryshme janë zënë në shkelje ndërsa drejtori Zhuka shprehet se s’do të ketë asnjë tolerim.

Në këtë sezon turistik pritet që të ketë një numër të lartë turistësh të huaj por edhe pushues vendas ndaj furnizimi me energji elektrike i plazheve dhe zonave malore është tejet i rëndësishëm.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, UNIVERSITETI KONFERENCË PËR SFIDAT E PUNËSIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, “HAMDI BUSHATI” NIS JAVËN E DITËVE TË HAPURA