Shkodra mirëpriti festivalin e 60-të mbarëkombëtar të fëmijëve për tri netë me radhë. Në natën finale konkuruan 20 këngë ndërsa të fund fituese u shpall kënga “Festivali na thërret” kënduar nga Samuel Martaneshi dhe Isra Mashi me muzikën e kompozitorit Zef Çoba dhe tekstin e Alfred Çapalikut, një këngë që i kushtohet 60 viteve të këtij festivali.
Kompozitori Zef Çoba dhe shkrimtari Alfred Çapaliku shprehen se kanë një jetë me festivalin e fëmijëve si një vlerë e çmuar e Shkodrës.

Ermir Zoga, dirigjenti i këtij festivali thotë se risia këtë vit ishte ulja e moshës për këngëtarët solistë më të vegjël.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia përshëndeti gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali.
Në natën finale u shpërndanë edhe dy çmime të treta për këngët “Baresha e Re” kënduar nga Aislin Kavaja dhe “Veza apo kënga” kënduar nga Maria Kalaja.

Dy çmimet e dyta shkuan për këngët “Balerina që në yje vallëzon” kënduar nga Matilda Simoni dhe “Pata Qafëgjata” kënduar nga Serena Turhani. Dy interpretuesit më të mire u cilësuan këngëtaret Ketlin Gjata dhe Dea Amoniku. Çmimi Kujtim Alija iu dha në mënyrë simbolike korit të festivalit për kontributin e “Mjeshtrit të Madh” që prej thuajse një viti nuk jeton më por la pas veprën e tij.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DOKUMENTARI KUSHTUAR MJESHTRIT KUJTIM ALIJA
Artikulli tjetërSHKODËR, KAMPIONATI NDËRKOMBËTAR NË TAEKWONDO