Të shtënat e pakontrolluara me armë zjarri, kanë terrorizuar banorët e Zallit te Kirit, në Shkodër.

Nga këto të shtëna, një plumb “qorr”, ka hyrë nga dritarja në banesën e B. B., por për fat të mirë nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të mundshëm në njerëz.

I zoti i shtëpisë ka denoncuar në Polici, por nga ane saj ende nuk ka ndonjë emër të mundshëm autori, për identifikimin dhe kapjen e të cilit, sipas saj, po punohet.
Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 14. 10.2 018, në Shkodër, në vendin e quajtur “Zalli i Kirit”, shtetasi B. B., 50 vjeç kallëzon se në dritare i ka rënë një plumb qorr, pa shkaktuar dëme në njerëz si dhe as dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Artikulli paraprakRAMA: MOS PRISNI TË VIJË AMBASADORJA AMERIKANE PËR TË ARRESTUAR KLEMENT BALILIN
Artikulli tjetërDY GRA DHE NJË BURRË TENTOJNË VETËHELMIMIN