Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti 2”, për goditjen e veprimtarisë së dhënies ndihmë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në DVP Shkodër.

Transportonte 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 58-vjeçari.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoti 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-T. B., 58 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në aksin rrugor “Bajzë – Hot”, me një automjet tip “Ford”, me të cilin transportonte 2 emigrantë pakistanezë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e tyre, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLITUANIA BLLOKON MALLRAT NGA KALINIGRAD NË MOSKË, PARALAJMËRON RUSIA: VENDIM I PALIGJSHËM, DO TË REAGOJMË
Artikulli tjetër‘SUNNY HILL FESTIVAL’ RIKTHEHET NË PRISHTINË, REAGON DUA LIPA