Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar rikthimit të ‘Sunny Hill Festival’ në Kosovë.

Dua shkruan se festivali do të organizohet në shtëpinë e tij, ndërsa ka theksuar që më 27, 28 dhe 29 gusht do të jetë në Tiranë.

“E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë Synny Hill do të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në datat 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të mbajmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar Dua Lipa.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PO TRANSPORTONTE EMIGRANTË NGA VENDET E TRETA, VIHET NË PRANGA 58-VJEÇARI
Artikulli tjetërBILANCI I COVID NË VEND, MSH: ASNJË HUMBJE JETE, 35 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT