Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka arritur të bëjë arrestimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim. Konkretisht është arrestuar shtetasi S.B 63 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë duke kaluar kontrabandë një sasi të mallrave ushqimorë si 69 litra vaj,12 kg margarinë, 10 kg arra të qëruara dhe 16 kg sallam.

Në pranga të policisë ka rënë dhe shtetasi Ismet Kabeta, 61 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale të « Ndërtimit pa leje » sipas nenit 199/a të Kodit Penal. Materialet për këto çështje i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër.
PLAGOSJA E SHOFERIT TË TAKSISË, POLICIA ARRESTON AUTORIN.
Nuk ka zgjatur më shumë se disa orë, arratisja e shoferit të taksisë që plagosi kolegun e tij për shkak të një klienti. Policia e Shkodrës njofton se ka bërë arrestimin e shtetasit Marjan Rripa, 31 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi ka plagosur me mjete të forta në grindje e sipër, shtetasin Y.D. 37 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakVijon operacioni antikanabis ne Dukagjin.
Artikulli tjetër10:23- STARTON KONSTITUIMI I KËSHILLIT TË BASHKISE SË SHKODRËS