Presidenti I republikës Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Shkodër ku vlerësoi disa personalitete të shquara të artit, kulturës dhe muzikës popullore. Presidenti Ilir Meta tha se ka ardhur koha të bëjmë më shumë për vlerësimin e këtyre artistëve të cilët prej vitesh kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të artit, kulturës jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin.

Presidenti Meta dekoroi pas vdekjes me këngëtarin shkodran Shyqyri Alushi, duke I akorduar atij titullin “Nderi I Kombit” ndërsa vlerësoi talentin e tij të veçantë.

Me titullin “Mjeshtër I Madh” presidenti Ilir Meta vlerësoi disa nga aktorët e njohur të teatrit “Migjeni”, po ashtu këngëtarë dhe publicisë të ciliët kanë kontribouar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit.

Titulli “Mjeshtër I Madh” pas vdekjes presidenti Ilir Meta ia akordoi edhe rapsodit Mhill Çun Gjonaj, I cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Ceremonia e dekorimit të artistëve shkodranë e zhvilluar në ambjentet e Këshillit Bashkiak, vijoi me një aktivitet kulturor.

 

Artikulli paraprakMBYLLEN SHKOLLAT NË TË GJITHË VENDIN NGA 24-26 JANAR! MINISTRIA E ARSIMIT: TEMPERATURAT DO TË SHKOJNË DERI NË -17 GRADË
Artikulli tjetërSHKODËR, PRESIDENTI: PARTITË TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE