DVKM Shkodër/Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm.

Goditet një tjetër rast i peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara.

U kapën në flagrancë duke peshkuar në liqenin e Shkodrës, me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohen penalisht 2 shtetas (njëri prej tyre malazez).

Sekuestrohen pajisjet që përdoreshin për peshkim, një mjet lundrues dhe një automjet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, janë kapur në flagrancë në liqenin e Shkodrës, 2 shtetas që po peshkonin me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. M., banues në Tivar dhe për shtetasin A. Sh., banues në Bajzë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm, një mjet lundrues dhe një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakISHTE LARGUAR PREJ 3 DITËSH NGA SHTËPIA, GJENDET TRUPI I PAJETË I 49-VJEÇARIT NË UJËRAT E LUMIT BUNA
Artikulli tjetërKËSHILLI STUDENTOR, KREU I RI: DO JEM ZËRI I STUDENTËVE