Në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të Këshillit Studentor. Mes 8 kandidatëve që garuan, në fund fitues me votat e studentëve u shpall Bendis Prendi me 400 vota, student i shkencave mjekësore në vitin e dytë të degës fizioterapi. Prendi pasi mori shumicën e votave falenderon studentët për votëbesimin ndaj tij.

Kreu i ri i Këshillit Studentor tregon se cilat janë objektivat kryesore të tij në këtë rol të rëndësishëm që ka marrë përsipër që kryesisht lidhen me përmirësimin e kushteve për studentët.

Në garën për kryetar të këshillit studentor Bendis Prendi kryeson listën me 400 vota ndërsa kandidatët e tjerë janë me një diferencë. Martin Shyti siguroi 233 vota, Loreta Çermeli 128, Klea Vujoshi 116, Admir Dahati 89, Fatjon Bengu 39, Alketa Filipi 26 dhe Migena Kroj 10 vota.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHEN 2 SHTETAS PËR PESHKIM TË PALIGJSHËM
Artikulli tjetërSFIDAT E GAZETARISË, “KU PO SHKON MEDIA SHQIPTARE”